Lazim Destani është nisur sot me aeroplan privat nga Shkupi drejt Helsinkit.
Siç e dinë futbolldashësit dhe gjithë tifozët e KF Shkëndija, sonte në Finlandë është përballja e kthimit HJK Helsinki-Shkëndija.
Ky pra është motivi që e ka shtyrë Lazim Destanin ta marrë rrugën drejt këtij vendi skandinav për ta ndjekur nga tribuna këtë ndeshjen ku me emocion e presim fitoren e Shkëndijës. Fitorja shumë e dëshiruar dhe e pritur sonte, do ta çonte Shkëndijën në xhiron e tretë të ndeshjeve në Europa Ligë. /Tv Koha/
