Ai është njëri ndër këngëtarët më të famshëm në skenën muzikore.
E si një fytyrë publike që është, jeta e tij private nuk ka si të ikë nga fokusi i medieve dhe publikut, transmeton Gazeta Express.
Bëhet fjalë për këngëtarin Mehdin Pergjeqaj i njohur me emrin artistik Meda.
Si bashkëshortja e këngëtarit, vëmendje ka marrë edhe Lulja.
Çifti i njohur pak kohë më parë përjetuar për herë të katërt ndjenjën më të bukur atë të të bërit prindër.
Mirëpo këto ditë çifti u komentua shumë për një ndarje të mundshme.
Për këtë çështje këngëtari i njohur ka vendosur të deklarohet përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ai orë më parë në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një fotografi ku shihet tejet i lumtur me bashkëshorten e tij Lulen.
“Sa per 1000 fjal”, kishte lënë mbishkrim Meda.
Ndryshe kujtojmë se Meda është ndër këngëtarët më të kërkuar në mbrëmje muzikore e ahengje të ndryshme familjare.
