Pas mesnate aksident i rëndë në Hasanbeg

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në lagjen Hasnabeg të Shkupit. Mbrëmë, 15 minuta pas mesnate, në rrugën “Alija Avdoviq” të kësaj lagje, janë përplasur një veturë “Golf” që e ka drejtuar 38 vjeçari O.S., me një motoçikletë, transmeton Gazeta Lajm.

Me këtë rast lëndime kanë marrë dy fëmijë të moshës së mitur 13 dhe 15 vjeçar. Ata kanë marrë lëndime në kokë dhe urgjentisht janë transferuar në Qendrën e Emergjencës, ku u është ofruar ndihma e parë.