Saraj digjen mbeturinat, banorët të frikësuar për përhapjen e zjarrit (VIDEO)

Këto pamje janë regjistruar sot në hyrje të Sarajit, në afërsi të gjimnazit, raporton SHENJA. Dikush ka djegur mbeturinat e hudhura këtu, duke shkaktuar shtëllunga tymi e smogu. Banorët ankohen se zjarri mund të përhapet dhe të rrezikojë ata, për shkak se është afër vendbanimeve.