Të mërkurën rreth orës 19, në rrugën “Marks-Engels” në Strugë, A.I. (26) nga fshati Koroshishtë, ish i fejur me A.Sh. (26), strugave me shtetësi zvicerane, ka shkuar në shtëpinë e ish të fejuarës, për të marrë pajën, pasi që kanë ndërpre fejesën. Ai ka shkuar në ndërtesën e ish të fejuarës dhe pasi ka vërejtur se dera e ndërtesës është e mbyllur, e ka thyer atë është futur në banesë dhe fizikisht ka sulmuar vajzën A.Sh. dhe familjen e saj, edhe atë motrën A.Sh. (18) babain e saj F.Sh. (50) dhe nënën e saj, N.Sh.
Pas ca çasteve në banesë ka arritur edhe L.I. (31), vëllau i A.I.. dhe ata sërish kanë sulmuar prezentët në banesë, deri sa nuk janë penguar nga Zh.M. i cili jeton në të njëjtën ndërtesë.
Më pas dhuna ka vazhduar edhe para ndërtesës ku autorët me grushta e kanë sulmuar familjen, me çrast N.Sh. është alivanosur.
Ajo me veturë të ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin e Strugës lu i është ofruar ndihmë mjekësore, kurse F.Sh. ka marë lëndime trupore. Policia po ndërmerr masa për të ndriçuar rastin.
