Stuhi e frikshme, njerëzit menduan se krisi Kijameti: Dita për një çast u bë natë e lemerishme (Video)

Pjesa lindore e Kazakistanit, rajoni Ulan Zarma, të mërkurën u godit nga një një stuhi e tmerrshme që la pas pesë persona të lënduar, shumë shtëpi dhe vetura të dëmtuara dhe një numër të pemëve të shkulura.

Duke pasur parasysh faktin se në disa vende shpejtësia e erës ishte deri në 35 metra për sekondë, dëmi është minimal, por kjo stuhi solli skena apokaliptike, transmeton gazetametro.net.

Dita për një moment u bë natë

Kjo nuk ishte një figurë stilistike, por e tregojnë imazhet në këtë video. Ndërsa, një gjë duhet ta keni parasysh se Kazakistani është pjesë botës ku moti është vazhdimisht i paqëndrueshëm, dhe ditë më parë në disa pjesë të vendit ra edhe borë. /gazetametro.net