42 vjeçarja merr me qira Lamborghinin dhe zhduket pa lënë gjurmë (Foto)

Një makinë sportive Lamborghini, e cila kushton 250 mijë paund është zhdukur në mënyrë të mistershme.

Kompania zviceriane që dispononte makinën thotë se Lamborghini luksoz u mor me qera nga një grua irlandeze rreth 40 vjeçe me një kartë identiteti e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.

Gruaja i kishte thënë përfaqësuesit të kompanisë tha se do të shkonte me makinë në Strasburg për një takim, por makina është gjurmuar duke udhëtuar nga Zvicra në Londër.

Kompania tha se ditën e dielë, nga gjurmimi i GPS makina u pa në një park në Tottenham dhe më pas u zhduk.

Drejtori menaxhues i kompanisë që jep makina me qera dhe se kjo është një humbje e madhe, duke shpresuar që kompania e sigurimeve të paguante.

“Policia britanike nuk ka bërë ende asgjë”, tha drejtori menaxhues i kompanisë.

“Ne ofrojmë 5 mijë franga zvicerane për këdo që gjen automjetin”, tha ai.

Gruaja që mori makinën me qera kishte lënë si garanci 2500 franga zvicerane, dhe kartën e identitetit.