Amandamentet për buxhetin pronlongojnë shkarkimin e Marko Zvërlevskit

Kryetarja e Komisionit për Financim dhe Buxhet, Liljana Kuzmanovska për nesër caktoi vazhdimin e debatit sipas amendamenteve për buxhetin.
Me këtë veprim, ajo praktikisht ia pamundësoi kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit, të caktojë seancë plenare për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski.

Nga Kabineti i Xhaferit njoftuan deri tani nuk dihet se kur do të caktohej vazhdimi për shkarkimin e Zvërlevskit, meqë po tentojnë të arrijnë konsensus partiak.

Nuk përjashtohet mundësia që me zgjatjen e procedurës për shkarkim dhe me afatet ligjore për zgjedhjen e Prokurorit të ri Publik, procedura të zgjatet deri pas zgjedhjeve lokale.