Çfarë të ndërmerret kundër militanëve të ISIS-it që kthehen në Maqedoni

Duhet që të bëhen hetime shkencore, autoritetet e sigurisë të mbetet vigjilent, kurse institucionet nga afër të bashkëpunojnë, thonë ekspertët e sigurisë në lidhje me praninë e luftëtarëve të Shtetit Islamik në Maqedoni dhe kërcënimeve nga sulmet terroriste, shkruan REL, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet maqedonase vlerësojnë se anëtarët dhe mbështetësit e Shtetit Islamik mbeten të pranishëm në Maqedoni, thuhet në pjesën hyrëse për vendin në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit kundër terrorizmit. Në pjesën e përgjithshme të raportit përsëri theksohet se grupi i Shteti Islamik shpejt po e humbet mbështetjen në Irak dhe Siri, por paralajmëron se pas kthimit në shtëpi, luftëtarët mund të paraqesin rezik për vendet e Azisë Qendrore dhe në Ballkan.

Maqedonia është në nivel të ulët, në qoftë se vlerësohet si objektiv i Shtetit Islamik dhe deri tani objektivi ishin kryeqytetet perëndimore, thotë Vladimir Pivovarov, profesor dhe ish-punonjës i shërbimeve të inteligjencës. Por kërcënimet ndaj vendit, shton ai, varen edhe nga numri i njerëzve të cilët kanë shkuar në fushëbetejat në Lindje të Mesme. Personat e tillë pas kthimit në vend mund të jenë në të vërtetë bomba e kurdisur dhe se shteti duhet që t’i monitorojë vazhdimisht ata, thotë Pivovarov.

“Ne kemi sjellë një ligj, për fat të keq, të fundit në Evropë, për personat e tillë që marrin pjesë në vendluftimet në vendet e huaja, e kemi lëshuar një moment shumë të rëndësishëm, ja p.sh., Anglia për persona të tillë parasheh që t’ua marrë nënshtetësinë, që do të thotë të mos i pranojë në territorin e saj, ne këtë nuk e kemi bërë këtë”, thotë Pivovarov.

Ai sugjeron se është e nevojshme edhe hulumtime se pse persona i bashkangjiten këtyre strukturave, diçka që në Maqedoni, thotë ai, nuk e kanë bërë.

“Shkenca është dëbuar thellësisht nga të gjitha institucionet e sigurisë, kurse pikërisht kjo duhet të jetë bazë për punën dhe veprimet ee tyre të mëtejshëm.” thotë Pivovarov.

Duhet që tu besojmë vlerësimeve të sigurisë së SHBA-së për Shtetin Islamik, thotë Ismet Ramadani nga Këshilli Atlantik për Maqedoninë, i cili argumenton se për të zvogëluar rrezikun e këtij grupi në vend është i nevojshëm bashkëpunimi i disa institucioneve.

“Unë mendoj se ne kemi nevojë për të vënë në veprim programin dhe marrëveshjet me bashkësinë islame në vend dhe ata që nuk kanë bërë vepra që nënkuptojnë sanksione të mos vendosen në sistemin e riedukimit. Mendoj se me një bashkëpunim në mes ttë bashkësisë islame dhe organeve kompetente duhet të funksionojnë punët, normalisht edhe në bashkëpunim me shërbimet tjera, para se gjithash mendoj në ato amerikane.”, thotë Ramadani merren me komunitetin islamskata dhe bëri vepra të cilat përfshijnë sanksione të vendoset në sistemin e riedukimit. Unë mendoj se një bashkëpunim i mirë mes komunitetit dhe autoriteteve islamike duhet të punojnë gjërat normalisht dhe në bashkëpunim me departamentet e tjera, kryesisht duke menduar këtu në Amerikë “, ka thënë Ramadani.