Ky është shqiptari i plagosur nga tërmeti në Greqi

Identifikohet shqiptari i plagosur mbrëmë në ishullin Kos gjatë tërmetit shkatërrues që goditi zonën. Ai është Aldo Begolli nga Floqi i Korçës.

I riu është shtruar në një nga spitalet e Athinës mëngjesin e sotëm sëbashku me dy turistë të tjerë që ishin në zonë.

Kosi u godit nga një tërmet i fuqishëm 6.3 ballë në orët e para të ditës së sotme duke shkaktuar vdekjen e të paktën dy personave dhe plagosjen e më shumë se 140 të tjerëve.