Ndihmës Sekretari Gjeneral i NATO-së, Ildem Tacan deklaroi sot se pa zgjidhjen e cështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia nuk do të bëhet pjesë e NATO-së, njofton agjencia e lajmeve INA.
Ai theksoi se Maqedonia duhet të ketë pritje reale në procesin e anëtarësimit në NATO dhe në të njëjtën kohë të tregoj gatishmëri për realizimin e reformave.
“Të jeni real në pritjet tuaja. NATO-ja do të do ta dërgoj ftesën për anëtarësim, sapo të zgjidhet cështja e emrit”, kjo është porosia e zyrtarit të lartë të Aleancës i cili po qëndron në Maqedoni.
Ai gjithashtu theksoi nevojën e përmbushjen dhe realizimit të reformave të domosdoshme në këtë proces.
Qeveria e re e cila drejtohet nga kryeministri Zaev si dhe përfaqësuesti shqiptarë në këtë garniturë qeveritare disa herë janë shprehur me entuziazëm për anëtarësimin e vendit në NATO.
Madje, sipas deklaratave të tyre, hyrja e Maqedonisë në NATO do të ndodhë shumë shpejtë.
