Një tërmet i fortë ka goditur Greqinë në detin Egje dhe si pasojë kanë mbeturtë vdekur paktën dy persona në ishullin grek Kos.
Tërmeti me 6.7 goditi 12 km (shtatë milje) në veri-lindje të Kos, pranë bregut turk, me një thellësi prej 10 km. Tërmeti u regjistrua në oren 01:31 të nates.
Të paktën 120 persona u plagosën në Kos, një destinacion i njohur turistik. Disa ndërtesa u dëmtuan.
Në qytetin turk të Bodrumit, disa njerëz u plagosën ndërsa u përpoqën të iknin nga tërmeti.
Dëme të shumta materiale janë evidentuar sidomos në qendër të ishullit, ku janë shkatërruar kryesisht objekte fetare.
Dëmtime të mëdha ka pësuar gjithashtu edhe porti i ishullit, ku trageti i linjës nga Pireu nuk mundi të ankorohej.
Banorët dhe turistët që gjenden në ishull e kaluan natën jashtë, nga frika e lëkundjeve qe pasuan termetin e forte.
Sizmologët kanë paralajmëruar se këto lëkundje do të vazhdojnë me javë, prandaj këshillojnë që njerëzit të bëjnë shumë kujdes e të mos qëndrojnë në banesa të vjetra.
