Tuna një bashkëshort të mrekullueshëm ja çfarë përgatit ai për Tunën (Video)

  • Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu-Tuna dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha, janë padyshim njëri ndër çiftet më të përfolura në mediet rozë

Patrisi përveç që ka dëshmuar se është një baba shumë i përkushtuar, ai tregon se edhe si bashkëshort është i tillë, transmeton Gazeta Express.

Ai së fundmi është kujdesur të bëjë ushqim për Tunën.

Madje kjo gjë e ka lumturuar këngëtaren e cila nuk ka hezituar të publikojë këtë moment për të gjithë fansat e saj.

Ajo në profilin e saj në Instastory kishte hedhur këtë video duke treguar se çfarë ka përgatitur për të bashkëshorti.

“Burri din më së miri”, kishte lënë mbishkrim Tuna.