Shtetasja 56-vjeçare e Serbisë ka humbur jetën sot në aksidentin rrugor që ka ndodhur në autostradën A-1, aksi rrugor fshati Udovë – fshati Marvinci, kundrejt fshatit Josifovë. Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se në aksidentin rrugor në vendngjarje ka vdekur D.H, bashkudhëtare në automjetin e udhëtimit. Vdekja është konstatuar nga ana e ekipit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, transmeton MIA.
Aksidenti ka ndodhur sot në mëngjes në orën 9.20 minuta mes një automjeti të udhëtimit “tojota avenis” e drejtuar nga V.S, nga Serbia dhe “pezho” 308 drejtuar nga S.P., gjithashtu nga Serbia. Në vijim është ekspertiza nga ana e organeve kompetente. Komunikacioni rikahëzohet nëpër rrugën lokale nëpër fshatin Udov
