Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesat e shtatë të akuzuarve në rastin “Titanik”. Sipas vendimit, të akuzuarve për mashtime zgjedhore dhe asistencë për keqbërje iu është marrë pasaporta dhe obligohen që të paraqiten në gjykatë një herë në javë.
Në arsyetimin e vendimit të Gjykatë së Apelit shkruan: “Pas shqyrtimit të kësaj gjykate, drejt vlerësoi gjykata e shkallës së parë se duhet të parashtrohen masat e propozuara për kujdes me qëllim që të sigurohet prania e të akuzuarit gjatë procedurës penale, që paraqet kusht për realizim të shpejt, efikas dhe ekonomik të procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
