Paris Saint-Germain janë të gatshëm të bëjnë një ofertë 70 milionë paund për Alexis Sanchez, shkruan John Cross nga Pekini.
Ata janë të vendosur të bëjnë që Arsene Wenger të thyejë premtimin e tij për të mos e shitur Sanchez këtë verë. Edhe pse kiliani ka 12 muaj të mbetur në kontratën e tij dhe ata mund ta humbasin vitin e ardhshëm.
Ata besojnë se do të mund ta tundojnë Arsenalin në shitjen tek francezët, sepse Sanchez do të ishte më mirë për PSG-në se sa të nënshkruante për një nga rivalët e tyre direkt të Premier League, si Manchester City.
PSG janë gjithashtu të gatshëm të përmbushin kërkesat e mëdha të Sanchez për pagën, ylli po kërkon 400,000 paund në javë për të nënshkruar një marrëveshje të re në Emirates.
