LSDM-ja dhe këshilli Fërçkofskian do të tentojë që të kontrollojë gjyqësorin dhe të instalojë “Katica” të reja për të pasur kontroll të plotë, ka deklaruas sot para mediave të vendit, Nevenka Stamenkovska nga VMRO-DPMNE-ja.
“Lubomir Fërçkovski është personi i cili në regjimin e LSDM-së është marrë me politikë montuese, ndjekëse dhe deportuese ndaj njerëzve për shkak të pëkatësisë së tyre politike. Lubomir Fërçkovski është i lustruar për këtë veprim të tij dhe me vendim gjyqësor nuk mund që të kryejë funksion publik. I lustruari Fërçkovski është njëri nga ideologët e ndrimit të mbi 600 gjykatësve në vetëm disa minuta mbi baza të rrepta politike, me të ciliën LSD ka kryer partizim të plotë. I lustruari Fërçkovski sipas kolegëve të tij nuk ka as edhe një punim shkencor dhe merita në bazë të së cilave do të kujtohet, ai ka për tu mbajtur mend vetëm për fjalorin e tij ofendues dhe sjelljes së dhunshme. E ulët është tani që Zoran Zaev ta propozojë të lustruarin Fërçkovski për reformator të gjyqësorit, njësoj është skandaloze që edhe kryetaren e komisionit për sistem politik nga rradhët e LSDM-së, Margarita Caca Nikollovskës t’i japë autoritet për të reformuar gjyqësorin në stilin e Zaevit”; ka thënë Stamenkovska.
