Tërmeti në Itali, nuk ka informacione për të lënduar nga Maqedonia

Edhe Italia tronditet nga një tërmet i fuqishëm. Mediat italiane raportojnë se lëkundje tërmeti janë regjistruar në Amatrice, zonë kjo që vite më parë shënoi viktima nga një termet i frikshëm që e goditi.

Sipas mediave fqinje, tërmeti është regjistruar rreth orës 4.13. Ai ka qene 4.1 ballë dhe ka përshkruar provincat e Rieti, Aquila dhe Teramo.

Sipas ekspertëve epiqendra ka qenë vetëm 10 km larg Amatrices. Mediat italiane nuk raportojnë ende për të lënduar, ndërkohë që pritet të bëhet edhe një bilanc për dëmet materiale.

Ndërkohë që nuk dihet nëse akoma ka të lënduar edhe pse në këtë zonë të Italisë jetojnë një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga Maqedonia.