Thaçi-Do rikthehemi fuqishëm?!

Dega e PDSH-së Tearcë organizoi takim me strukturën e saj ku prezent ishte edhe kryetari i kësaj partie, Menduh Thaçi.

Në bashkëbisedim me strukturën e degës së Tearcës, kreu i PDSH-së Mendu Thaçi folin rreth situates aktuale politike, si dhe rreth çeshtjeve që kanë të bëjnë me organizimin struktural të PDSH. Ai ka potencuar se PDSH mbetet e vetmja strukturë e mirëfilltë politike e shqiptarëve të Maqedonisë që mund ti artikuloj kërkesat reale të shqiptarëve.

Thaçi tha se PDSH do të rikthehet fuqishëm në zgjedhjet lokale, ku do të nxjerrë kandidat të dëshmuar që gëzojnë besim dhe respekt në popull dhe janë të dëshmuar me të arriturat e tyre. (INA)