Zgjidhet misteri i Trekëndëshit të Bermudës, ja pse ndodhin zhdukjet misterioze

Misterit të “Trekëndëshit të Bermudës” duket se i erdhi fundi! Një shkencëtar nga Australia ka nxjerrë një teori për zhdukjet misterioze duke shpjeduar se zhdukjet e anijeve dhe aeroplanëve janë thjesht një gabim njerëzor.

Karl Kruszelnicki thotë se numri i avionëve të zhdukur është njësoj sa edhe në anët e tjera të globit kur kanë ndodhur gabime njerëzore.

Mendohet se në “Trekëndëshin e Bermudës” mbizotërojnë forca të mbinatyrshme. Por, pavarësisht fatkeqësive të shumta që kanë ndodhur në atë zonë nuk është identifikuar asnjë faktor i jashtëzakonshëm që ka shkaktuar zhdukjet misterioze”, thotë ai.