Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Salinatore të Forlì të Italisë. Burri ka qëlluar gruan me thikë dhe më pas i ka hedhur acid e duke i vënë më pas flakën.
Sipas policisë italiane ngjarja shokuese ka ndodhur në banesën e çiftit që rezulton të jetë nga Kosova.
37-vjeçarja shqiptare, e cila u dërgua në spital, raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi mori plagë dhe djegie. Burri nga Kosova është shpallur në kërkim nga policia italiane.
Sipas mediave italiane, referuar dëshmive të para edhe nga fqinjët të cilët kanë dëgjuar ulërimat e gruas shkak i kësaj ngjarje është bërë xhelozia e burrit.
Ata janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë ndërhyrë në banesën e tyre dhe kanë ndaluar autorin, duke dërguar menjëherë gruan në spital dhe duke i shpëtuar jetën.
Menjëhjerë pas kësaj, autori është larguar me shpejtësi dhe aktualisht është në kërkim nga policia. Sipas policisë gruaja i ka kërkuar divorcing të shoqit, ndërsa ky i fundit nuk ka pranuar, duke shkaktuar kështu konfliktin e ashpër dhe tentativën e tij për të masakruar të shoqen.
(Newsbomb)
