Georgievski: Milloshoski e konsideronte veten bullgar të pastër (Foto)

Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, njiherit ish-kryetar i VMRO DPMNE-së, thotë se qeverisja e kësaj partie ka ndikuar që të vijë deri te një marrëveshje me Bullgarinë.

Sipas tij, në udhëheqësinë e VMRO DPMNE-së ka analfabetizëm dhe një ideologji projugosllave e ka pushtuar ish-partinë e tij. Georgievski shkon aq largë sa që deklaron se Antonio Milloshoski në VMRO DPMNE-në e parë është deklaruar si bullgar i pastër.

Georgievski thekson se VMRO DPMNE-ja është shndërruar në një karikaturë ideologjike.