Habit turisti gjerman, drejt Kroacisë për pushime…me traktor (FOTO)

Një turist gjerman ka përzgjedhur një mjet të pazakontë transporti për të udhëtuar në bregdetin kroat, ku do t’i kalojë pushimet dyjavore.

63-vjeçari Ernst Ebeling i cili jeton në qytetin e vogël të Hohenhameln, 35 kilometra larg nga Hanoveri ka udhëtuar këtë vit me traktor në Trogir të Kroacisë për pushime verore.

Në rrugën për në Trogir, atij i është dashur t’i përshkojë 1.700 kilometra.

Udhëtimi i është ndarë në nëntë ditë, ku secilën ditë ai kaloi 110-250 km me shpejtësi prej 24-27 kilometra në orë, njofton RTL.

Natyrisht, gruaja e tij nuk e shoqëroi atë në këtë udhëtim, duke zgjedhur avionin drejt Kroacisë.