Incidenti në koncertin e Luana Vjollcës, ndërhyn truproja (Video)

Bukuroshja Luana Vjolla sapo ka nxjerrë këngën e saj më të re “Benzina”, e cila është kthyer shumë shpejt në një hit të kësaj vere. Ajo së fundmi është ftuar në disa koncerte të ndryshme në Gjilan, Pejë ku ka performuar për publikun e diasporës.

Edhe pse nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e tregut muzikor, Luana ka fansat më të zjarrtë që mund të ketë një artiste. Lule të pafundme, fotografi të saj në muret e dhomës, mbishkrime në trup me emrin e saj.

Një fans shumë i zjarrtë në koncertin e Pejës ii ka “hapur” pak punë. Bukuroshja i është afruar publikut për t’i përshëndetur por një fans i ka kapur dorën duke mos ia lëshuar.

Është dashur ndërhyrja e truprojës që ai t’ia lëshonte dorën.

PEJA ma mbushet zemren plot mbreme! 🙏🏻🙏🏻🔥🔥❤❤

A post shared by Luana Vjollca (@luanavjollca) on

E megjithatë Luana ka reaguar ashtu siç i ka hije. Ajo nuk e ka larguar për asnjë moment buzëqeshjen nga fytyra dhe ka vazhduar të performojë e qetë hitin e saj “Benzina”.