NP “Parqe dhe Gjelbërim” nga Shkupi u bën apel qytetarëve të mos e vizitojnë parkun në malin Vodno në orët e vona të mbrëmjes.
Shkaku për apelin, siç theksojnë nga NP “Parqe dhe Gjelbërim” është “numri i madh i zjarreve që shpërthejnë ditëve të fundit”. Zjarret e kësaj natyre vijnë si rriedhojë e moskujdesit të fikjes së cigareve duke shkaktuar zjarr të shpejtë sepse temperaturat janë tepër të larta dhe në këtë mënyrë është e paevitueshme dëmi i konsiderueshëm, kryesisht ai material. /FLAKA/

