Anjeza Shahini më e lumtur se kurrë pranë të dashurit (Foto/Video)

Me zërin e saj të mahnitshëm, Anjeza Shahini pati bërë për vete një numër të konsiderueshëm fansash por tash e një kohë muzika dhe ajo kanë ndarë rrugët.

Nuk dihet nëse kjo do të zgjasë dhe Anjeza nuk do të sjell ndonjë projekt muzikor por aktualisht ajo po shijon jetën jashtë vendit, shkruan lajmi.net

Pavarësisht kësaj ajo nuk ka harruar karrierën që e ka krijuar dikur, zërin e saj të mahnitshëm që në vitin 2003 e ka zbuluar fuqishëm.

Anjeza Shahini e ka publikuar një video të atëhershme ku shihet duke ‘djegur’ skenën, ishte veç 16 vjeçe.

Ajo në rrjete sociale po vazhdon të jetë shumë aktive duke publikuar imazhe të ndryshme ndër to një moment të lumtur pranë të dashurit.