Babastars arrijnë një milion klikime në kohë të shkurtër me “High 4” (Video)

Hip hop labeli, Babastars, ka arritur në milionin e parë të projektit të fundit “High 4 Real”.

Seria e hiteve “High” kulmoi me pjesën e katërt e lansuar ditë më parë.

Dhe projekti ku protagonist është Getoar Selimi bashkë me antarët tjerë të grupit tashmë sipas informacioneve të Telegrafit ka arritur një milion klikime.

Ky numër enorm i klikimve për këtë projekt vjen nga fansat e labelit që kanë pritur gjatë projektin.

Përkundër lansimit të “High 4 Real” pritet që antarët e Babastars të lansojnë këngë të reja në vazhdim të verës.