VMRO-DPMNE sot kërkoi nga Bashkimin Evropian që të parandalojë largimin nga puna e të punësuarve në administratën shtetërore që nuk janë anëtarë të LSDM-së.
“Apelojmë deri te Bashkimi Evropian të reagojë për politikën e dëmshme e ‘LSD’-së që po udhëheq. Ky partizim brutal dhe persekutim politik, që jemi dëshmitarë të gjithë, është skajshmërisht anormal, jolegal dhe në fund të fundit e dëmshme për ardhmërinë e një shteti me administratë profesionale.”, ka thënë Bllagica Lasovska nga VNRO-DPMNE-ja.
Para zyrave të delegacionit të BE-së në Shkup, Lasovska tha se po bëhet partizim i institucioneve dhe se nga puna po ndiqen dhe po nxirren profesionistë shumëvjeçar.
