“Nëse dal fajtor, përgjigjem”, gjykata jep 45 ditë burg për pronarin e skafit që goditi rusen

Gjykata e Sarandës ka dhënë sot masën e sigurisë për pronarin e skafit që dyshohet se goditin 15-vjeçaren ruse tre ditë më parë në Ksamil.

Ermal Fetaj do të duhet të qendrojë 45 ditë në burg deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes, shkruan Albeu.com.

Ndërkohë, mësohet se ai ka deklaruar se nuk di të ketë goditur njeri atë ditë dhe se është i gatshëm të përballet me drejtësinë nëse konstatohet një gjë e tillë.

“Nuk e kam kuptuar nëse e kam goditur 15-vjeçaren, kërkoj hetim të rregullt. Dua drejtësi. Nëse dal fajtor, do të përgjigjem!”., - mësohet të ketë deklaruar ai. /albeu.com/