Para se të largohet nga muzika, Labi sjell edhe një baladë (Video)

Me të hyrë në politikë dhe kandiduar për deputet të Kuvendit të Kosovës, këngëtari Labinot Tahiri ka paralajmëruar se në shtator të këtij viti do ta braktisë muzikën.

Para se të largohet nga muzika, Labi ka vendosur ta sjellë edhe një baladë të ‘fuqishme’, shkruan lajmi.net.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një videoje në Instagram, ku tregoi se është duke shkuar në Shkup për ta xhiruar një baladë.

“Rruges për në Shkup!
Do ta bëj Baladen e radhës! Do ua nxerri lotet origjinale atyre njerëzev që po dashurojnë fallc I juaji Labi me Bluza Kinezeeee haha” ka shkruar Labinot Tahiri në Instagram.