Vëlla e motër përseri bashkë
Këngëtarët e njohur Remzie e Nexhat Osmani sot publikuan projektin e tyre më të ri.Vëlla e motër vendosen që këtë duet ta titullojnë “Të dua”, shkruan rtv21.tv.Në këtë verë këngëtarët e mirënjohur sollën një këngë shumë ritmike dhe të përshtatshme për ahengje të ndryshme familjare.
Megjithatë, kënga “Të dua” nga Remzia e Nexhati vjen pa videoklip.Ndryshe kënga e fundit e Remzies ishte “Një pjesë shpirti” e publikuar tre muaj më parë, ndërsa bashkëpunimi i fundit më vëllain ishte “Merre merre zemren time” që u publikua në vitin e kalur.
