Kryetari aktual I Komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, sipas të gjitha informacioneve që përfliten në opinion do të rrikandoj për mandatë të tretë në Komunën e Zhelinës.
Por, kjo informatë, si duket po shqetëson partitë më të vogla politike në nivel të Komunës së Zhelinës, që që nga tani të fillojnë koalicionimet në nivel lokal.
Për Agjencin e Lajmeve “TOP-NEËS”, banorë të komunës të Zhelinës thonë se, kryetari aktual Fatmir Izairi ka reputacion dhe mbështetje të madhe nga qytetarët e Komunës së Zhelinës, pasi që ka realizuar projekte kapitale infrastrukturore gati në ç’do vendbanim të Komunës së Zhelinës. Por më e rëndësishmja është se ka sjellë një sërë investime në Zonën industrial në hyrje të Zhelinës dhe ku në të ardhmen do të hapen vende të reja të punës.
Kryetari aktual I Zhelinës Fatmir Izairi, garën zgjedhore në 2009 e fitoj në rreth të parë, por edhe në 2013 në rreth të parë.
Ditë më parë u përfolë se kandidatë i përbashkët i të gjitha partive opozitare mund të jetë Muhamet Zilbehari, por një lajm i tillë nuk ka konfirmim nga partitë politike.
