Miralb Metallari qëlloi mbi babain duke e lënë të vdekur sot në Kamzë ndërkohë që plumbat kapën edhe nënën e tij. Policia e arrestoi të riu ndërkohë që po dërgonte të ëmën në spital.
21-vjeçari po mbahet në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku ka deklaruar se vrasjen e ka bërë në kushte të tronditjes psikologjikes pas sherrit me të atin.
Ai është shprehur se në asnjë moment nuk ka dashur të qëllojë mbi nënën dhe për këtë arsye ka bërë të gjitha që ta transportonte drejt spitalit për t’i shpëtuar asaj jetën, përcjell TV Klan.
Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se i riu vazhdimisht interesohet për shëndetin e nënës së tij Nurie Metallari 47 vjeç.
