Zgjedhjet për pushtetin lokal nga partitë politike shihen si një mundësi e mirë për të matur forcat e tyre për zgjedhjet e përgjithshme, thotë për Gazetën Express, politikologu Gazmend Dauti, i cili më tej shton se me ndyshimin e spektrit politik tek shqiptarët në Maqedoni dhe paraqitjen e edhe dy forcave të reja, zgjedhjet lokale do t’I bëjnë edhe më rënda për ta.
“Zgjedhjet për pushtetin lokal nga Partitë politike shihen si një mundësi e mirë për të matur forcat për zgjedhjet e përgjithshme. Deri me sot, me disa përjashtime të vogla, zgjedhjet lokale kanë reflektuar disponimin e përgjithshëm të votuesve nga ato parlamentare. Me ndryshimet e fundit të spektrit politik shiqptarë, dhe paraqitjen e dy forcave të reja politike, kalkulimet për zgjedhjet lokale nuk do të jenë edhe aq të lehta për partitë shqiptarë, sidomos në komunat e mëdhaja si ajo e Tetovës.”, thotë Dauti.
Sipas tij në këto zgjedhje partitë politike shqiptare duhet që të koalicionojnë edhe ndërmjet tyre pasi në zgjedhjet e kaluara lokale që janë mbajtur në Maqedoni në qytetet, siç janë Tetova dhe Gostivari, ka mjaftuar vetëm ndonjë koalicionim me ndonjë parti maqedonase në rrethin e dytë.
“Në zgjedhjet paraprake ka mjafuar përkrahja e blokut maqedonas për të arritur rezulatat pozitiv, në komunat etnikisht të përziera, ku gara ka qenë e fortë. Në këto zgjedhje është eveidente që partitë politike shqiptare do të duhet të angazhohen për koalicionime më të gjëra mes tyre, për herë të parë do të ndodhin bashkëpunime edhe nëpër komuna etnikisht të pastra, kurse në komunat e përziera koalicionimet do të synohen si zankonisht edhe me bllokun maqedon. “, thotë për Gazetën Express, politikologu Gazmend Dauti.
Por duke pasur parasysh edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit të parakohëshme parlamentare ku një pjesë e madhe e qytetarëve me përkatësi etnike shqiptare u përcaktuan që të votojnë për partitë e bllokut politik maqedonas, si dhe duke pasur parasysh edhe përçarja e votës në bllokun politik shqiptar, në komunat e Strugës dhe Kërçovës do të duhet që partitë politike shqiptare të koalicionojnë edhe me ndonjë parti të bllokut politik maqedonas.
Sipas tij, në këto zgjedhje ka gjasa reale që LSDM-ja të garojë në ndonjë komunë edhe me kandidat shqiptar, që do të paraqiste edhe një sfidë tjetër më vete për partitë shqiptare.Ai poashtu thotë se duke pasur parasysh këto indikatorë në këto zgjedhje nuk do të ketë fitues të pastërt, duke përfshirë edhe qytetet si Tetova dhe Gostivari.
“Koalicionimet në komuna me shumicë dërmuese shqiptare nuk do të jenë të lehta për shkak të mos ekzistencës së përvojës paraprake, përveç përkrahjes etnike në komunën e Strugës dhe Kërçovës, ku sipas një rregulli të pashkruar përkrahet kandidiati shqiptar që del me më shumë vota nga rrethi i parë, dhe kjo bëhet jo për shkak të një koalicionimi të mirëfilltë, por për t’i ikur njollosjes për tradhëti. Sidoqoftë partitë shqiptare më shumë gjasë edhe pse të vetëdijshme për rezultatet e ngushta, do të vendosin të garojnë ndaras, sidomos në komunat e mëdhaja si ajo e Tetovës dhe Gositvarit. Por në raundin e dyte të njëjtat do të detyrohen të kërkojnë bashkëpunim mes tyre, dhe si zakonisht këto bashkëpunime do të jenë jotranparente për të mbrojtur “dinjitetin” e tyre. Për më shumë në këto zgjedhje mund të praqiten edhe kandidat shqiptar nga radhët e LsDM-se në disa komuna me shumicë shqiptare të cilat do te paraqesin sfidë në vete për partitë shqiptare. Në këtë sens nuk mendoj që kesaj radhe do të këtë fitues të pastër, përfshirë këtu edhe qytetin e Tetovës, që në njëfarë mënyre do të zbeh sjelljen triumfale të paritive. Sipas meje partitë që do të angazhohen për me shumë koalicionime do të jenë fituese, dhe jo ata individuale. Unë uroj që këto koalicionime të behen paraprakisht dhe në formë transparente, për shkak të rritjes së koncensusit që si rezultat do të kishte kandidimiin e figurave të mirëfillta dhe përfaqësim sa më të gjërë, që në fakt është edhe esenca e pushtetit lokal.”, ka përfunduar prononcimin e tij për Gazetën Express, politikologu Gazmend Dauti.

