Njohësit konsiderojnë se në mediume gjuha e urrejtjes duket disi më e qetë për momentin, por duhet të shihet se si do të rrjedhin punët para dhe gjatë zgjedhjeve lokale. Juristët kërkojnë ndryshime ligjore.
Dhuna në parlament më 27 prill ishte pjesë e gjuhës së urrejtjes e cila muaj me rradhë ishte nxehur nëpër mediume dhe në rrjetet sociale, kurse tash gjendja duket disi më e qetë, thonë njohësit e këtyre rrethanave.
Sipas Zhaneta Trajkoskës, nga Institutin i Studimeve të komunikimit, situata aktualisht duket sikur ky lloj i të shprehurit është në pushim, të paktën në media, për dallim nga ai i rrjeteve sociale i cili si duket nuk po pushon.
“A do të kemi ndryshime në aspektin e profilizimit të grupeve të caktuara dhe individëve si armiq të shtetit dhe popullit, siç ishte ligjërimi në vitet e fundit, do të shohim përpara zgjedhjeve lokale dhe gjatë fushatës se si do të rrjedhin punët.”, thotë Trajkoska.
E nevojshme është riprecizimi i gjuhës së urrejtjes, ndërtimi i preventivave sistemore dhe shtypjen e akteve të tilla, e cila praktikohet në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut nga ana e autoriteteve gjyqësore, ndryshimet e emergjente në rregulloren e mediave për të vendosur sanksione për shkak të gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës janë pjesë e rekomandimeve të konferencës së fundit të Institutit të Maqedonisë për media theksojnë njohësit e këtyre çështjeve.
Sipas avokatit Lazar Sandev, të nevojshme janë ndryshimet ligjore që do të japin më shumë mundësi organeve kompetente për të ndëshkuar gjuhën e urrejtjes.
“Prokurori publik nuk mund të jetë aq i zellshëm në ndjekjen e gjuhës së urrejtjes se sa që mund të jetë Agjencia për shërbimet mediale audiovizuale ose ndonjë organ tjetër i transmetimit, sepse ata janë në kontakt me mediat tradicionale dhe të reja të tilla siç janë portalet e internetit,” thotë Sandev.
Në analizën e fundit të Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut vlerësojnë se ka një rritje të numrit të incidenteve të nxitura nga gjuha e urrejtjes. Në raportin vjetor të këtij komiteti vërehet një rritje prej 60 për qind në numrin e incidenteve në vitin 2016, në krahasim me vitin 2015. Në mënyrë specifike, në vitin 2015 ka pasur 44 raste dhe në vitin 2016 70 raste. Rritja më e madhe është në numrin e rasteve, motivet e të cilëve, janë të përkatësisë politike ose besimit.
