Rreth orës 03:00 është larguar nga banesa, lagja Nr.13, Zenulla Pula, 76 vjeç, banues në Tiranë.
Policia e Durrësit bën me dije se Pula kishte shkuar me pushime me familjen në Durrës, ndërsa shton se nga deklarimet e familjarëve ai vuante nga skleroza.
Mësohet se ai është rreth 1.76 cm I gjatë dhe në momentin e largimit ka pasur të veshur një këmishë ngjyrë të bardhë me vija blu, pantallona ngjyrë kafe me viza të zeza, një palë këpucë dhe në kokë mban një kapele ngjyrë të bardhë. Ai çalon pak në këmbën e djathtë dhe mban syze optike.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e çdo qytetari që e identifikon shtetasin e mësipërm të kontaktojnë në numrin 0694110217.
/Gazeta Express/
