Të hënën, ora 12 e 45, 29 vjeçari D.P. ka përjetuar tmerr të vërtetë në rrugën “Aminta Treti” në qendër të Shkupit. Ai e ka informuar policinë se pak para orës 13, një person i panjohur ka dalë nga vetura “Audi 6” dhe ka filluar ta ofendojë dhe t’i kërcënohet.
Më pas është afruar edhe një person tjetër i cili poashtu ka filluar t’i këcënohet. Pas disa minutave në rrugën e njëjtë është parkuar një veturë “Mercedes” prej ku kanë dalur tre persona të panjohur të cilët e kanë sulmuar edhe fizikisht, duke e goditur me grushta dhe shqelma. Ata kanë tentuar ta fusin në bagazhin e veturës, mirëpo në atë moment njëri prej autorëve ia ka marrë celularin, kurse D.P. ka arritur të ikë, shkruan Gazeta Lajm.
Policia është duke ndërmarrë masa për ndriçim të plotë të rastit.
