Shorti, Shkëndija-Vardari në javën e parë

Sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë do të nis me derbin e madh kuqezi, në të cilën do të përballen Shkëndija dhe Vardari. Kështu u vendos në shortin që u hodh në Federatën e Futbollit të Maqedonisë. Në raundin e parë do të jetë edhe derbi i Pellagonisë, kur takohen Pobeda dhe Pelisteri, ashtu siç ishte dhe vitin e kaluar. Në përballjet e tjera të javës së parë, Shkupi sfidon Akademija Pandev, Rabotniçki përballet me Renovën, ndërsa Sileksi takohet me Skopjen. Nga FFM informuan se nëse e nevojshme mund të ndryshojnë orarin e garave për skuadrat që marrin pjesë në garat evropiane. Ndryshe sezoni i ri nis më 17 gusht në orën 17.00, ndërsa do të duhet të mbyllet deri më 20 maj, për shkak të Botërorit të futbollit në Rusi

Liga e Parë, Java e parë (17 gusht)

Shkëndija – Vardari

Shkupi – Akademija Pandev

Pobeda – Pelisteri

Rabotniçki – Renova

Sileksi – Skopje