Më shumë se 100 fëmijë emigrantësh të zhdukur: Janë trafikuar në Britani

Më shumë se refugjatë 100 të mitur janë zhdukur pasi u trafikuan nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme gjatë 12 muajve të fundit. Nga 167 fëmijë qw janë trafikuar në Britaninë e Madhe, 104 prej tyre mbeten ende të zhdukur, raporton “ Independent”. Shërbimi Rinor i Refugjatëve ka paralajmëruar për abuzime seksuale me të miturit që u kontrabanduan nga kampi “Xhungla” me bazë në qytetin francez të Calais.
Pasi kampi u mbyll nga autoritetet franceze në tetor të 2016-ës, refugjatët, duke përfshirë edhe të miturit e pashoqëruar, janë ende duke u përpjekur të arrijnë në brigjet e Kanalit anglez, për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar.