GJYKATA VENDOSË: PARABURGIM PËR GRUJOVSKIN DHE BOSHKOVSKIN (VIDEO)

Ish drejtori i drejtorisë së pestë të DSK-së Goran Grujovski dhe bashkëpunëtori i tij Nikolla Boshkovski do të shkojnë pas grilave pasi Gjykata Supreme ka vendosur tu shqiptojë paraburgim 30 ditor. Nga gjykata e lartë njoftojnë se vendimi është marrë pas shqyrtimi të këshillit pesë anëtarësh i cili ka shqyrtuar të gjitha argumentet e Prokurorisë Speciale dhe të mbrojtjes. I akuzuari i tretë, Toni Jakimovski i shpëtoi paraburgimit, por mbeti pa pasaportën diplomatike dhe pa këtë dokument nuk do të mund më të shkojë në selinë e organizatës “Selek” në Rumani të cilën ai e kryeson.

Që të tre janë të akuzuar për përgjim të paligjshëm të mijëra qytetarëve dhe për shkatërrimin e pajisjeve me të cilat është bërë përgjimi. Akuzat përmbahen në rastet “Fortesa” dhe “Target” që Prokuroria Speciale gjatë ngrijtjes së akuzave i bashkoi në një lëndë.

Sipas akuzës së PSP-s, Goran Grujovski është koka e operacionit të përgjimit dhe shkatërrimit të pajisjeve ndërsa Nikolla Boshkovski është ekzekutuesi i tij.

Me këto vendime, përfundoi maratona e ankesave dhe kundërankesave në të gjitha shkallët gjyqësore dhe epilogu është 51 persona të akuzuar që ngelën pa pasaporta. Më së shumti pasaporta u morrën në rastin “Titanik” për krimet zgjedhore, pasi 21 të akuzuar mbetën pa dokumentin e udhëtimit.

Pasaportë nuk kanë Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Martin Protуgjer, Vlлadimir Peshevski, Kiril Bozhinovski, Sasho Mijalлkov, Ilija Dimovski, Dragan Pavloviq – Latas, Ivona Talevska, Gjoko Popovski, Toni Jakimovski, Nebojsa Stajkoviç dhe Toni Trajkovski.

Pasaportat do ti mbajë gjykata derisa të jetë e nevojshme për zhvillim të papenguar të procesit.