Ish shefi i diplomacisë maqedonase Denko Maleski ka komentuar vizitën e djeshme të Ministrit Dimitrov në Tiranë si dhe paralajmërimi nga homologu i tij Bushati, për një mbledhje të përbashkët mes qeverive të dy vendeve në vjeshtë në Pogradec.
Sipas Maleskit kjo gjë është për tu përshëndetur sepse kjo paraqet edhe vlerë demokratike.
Ai shprehet se me këto freskime të mardhënieve mes dy vendeve, Maqedonia mund ta përfiton lojalitetin e shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë.
“Është për tu përshëndetur paralajmërimi për mbledhje të përbashkët mes qeverive të dy vendeve, sepse këtë e dëshiron edhe faktori ndërkombëtar. Asgjë më pak se vlerat demokratike përëndimore nuk mund ta ruajnë unitetin e shtetit dhe me këto mardhënie të reja Maqedonia mund ta përfiton lojalitetin e shqiptarëve. Çdo vonesë në këtë rrugë, duke implementuar politika etnocentrike sikur në të kaluarën, është në dëm të shtetit”, ka deklaruar ish shefi i diplomacisë maqedonase, Denko Maleski.
