Revizorët refuzojnë kontrollet e jashtëzakonshme

Shkup, 26 korrik - Enti shtetëror i revizionit refuzon t’i kontrollojë ministritë që nuk janë pjesë e programit vjetor të këtij institucioni. Pasi u njoftua se një pjesë e ish zyrtarëve kanë ngrënë, pirë dhe janë veshur në kurriz të shtetit, disa ministri kërkuan revizione të jashtëzakonshme. Paralajmërimi i fundit është se në pesë ditët e ardhshme diçka të tillë nga revizori shtetëror do të kërkojë edhe ministria e kulturës. Megjithatë, tani për tani ESHR heshtë dhe i përmbahet programit vjetor ku gjenden vetëm dy ministri, Ministria e drejtësisë dhe ajo e vetëqeverisjes lokale. Sipas Marian Nikolov nga Qendra për analiza ekonomike, është e pamundur që revizorëve shtetëror të mos u interesojnë pohimet për abuzime të mundshme në institucione të caktuara.

“Ai në bazë të resurseve nuk mundet të bëjë më shumë nga ajo që qëndron në programin vjetor, por kjo nuk do të thotë se Enti Shtetëror i Revizionit nuk duhet të mundësojë si opsion, jo vetëm ministrive, por edhe opinionit publik, biznesmenëve, çdokujt që është i interesuar e që është pagues tatimor, të dorëzojë kërkesë për revizion”, deklaroi Marian Nikolov, Qendra për analiza ekonomike.