STAVRIDIS: MAQEDONIA DUHET TË JËTË PJESË E NATO-S

Ish komandanti i NATO-s, Xhejms Stavridis, ka deklaruar se Maqedonia duhet të jetë shteti i ardhshëm që do të anëtarësohet në NATO.

Ai për “Zërin e Amerikës” ka theksuar se shpreson që Maqedonia dhe Greqia të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe vendi të mos pengohet në rrugën drej integrimit atlantike.

Më herët mbështetje për antërësim në NATO i kanë dhënë Maqedonisë edhe zëvendëspresidenti amerikan, Majk Pens si dhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ky i fundit, pas formimit të Qeverisë së re, ka porositur vendin që të zbatoj reformat e nevojshme me qëllim që të përshpejtohet rruga drejt integrimeve euroatlantike.