Teuta zbulon dy meshkujt e saj të preferuar (FOTO)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

Ajo ua ka fituar zemrën publikut përmes roleve të veçanta që ka luajtur nëpër film dhe kryesisht në seriale vendore, ndërsa për shikuesit ajo do të mbahet gjithmonë në mënd si ‘Saranda’ e serialit komik “Kafeneja Jonë”.

Ndërkohë përveç suksesit në karrierë, Teuta ka edhe një jetë shumë të lumtur familjare.

Këtë gjë e dëshmojnë fotografitë e vazhdueshme në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet gjithnjë e buzëqeshur pranë vajzave dhe bashkëshortit të saj, Adonisit.

Së fundmi, aktorja ka publikuar në llogarinë personale në ‘Instagram’, një fotografi të Adonisit, ku ai shihet me qenin e tyre ‘Lui’.

‘Dy meshkujt e mi të preferuar’, është përshkrimi i fotografisë së Teutës.

Për më shumë shikoni fotografinë. /GazetaExpress/.