Tiranë-Shkup, klimë e re bashkëpunimi midis qeverive sipas rekomandimeve të Brukselit

Maqedonia dhe Shqipëria pritet të mbajnë një mbledhje të përbashkët qeverie në Progradec gjatë vjeshtës. Analisti politik, Blerim Hyseni thotë se kjo mbledhje midis dy qeverive do të jetë një hap i rëndësishëm edhe përkundër përpjekjeve të kahmotshme për një mbledhje të tillë, besoj që më do të realizohet.

“Kjo është me rëndësi jo vetëm për dy vendet por edhe për rajonin. Besoj që prioritet do të kenë planet për realizimin e projekteve të përbashkëta e që për Brukselin do të jetë një hap i rëndësishëm ne ndarjen e mjeteve shtesë për përkrahje të këtyre projekteve”, thkson Blerim Hyseni, analist politik.

Ai thotë se tanimë është e qartë që nxitja për bashkëpunim ndërfqinjësor nga ana e Brukselit, prandaj vleresoj që këto mesazhe kanë filluar të kuptohen drejtë nga qeveritë e Ballkanit të cilat nëse deri tani kanë bërë konkurencë me projekte të veçanta tanimë duhet të fokusohen në projekte të përbashkëta.

Nga ana tjetër, politikologu Milaim Fetai thotë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në krye me Zaevin po tregon një seriozitet të theksuar në drejtim të përshpejtimit të proceseve Evroatlantike të Maqedonisë.

“Bashkpunimi i intensifikuar me shtetet fqinje, Bullgarinë, Greqinë, mbledhja e perbashket me qeverine e Shqiprisë dhe aktivitet tjera të paralajmëruara në programin e qeverisë 3- 6-9 jaë sinjalet serioze për përshpejtimin e antarësimit të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Duhet të jemi realist, problemet e grumbulluara me decenie të tëra në ngecjen e reformave të mbrendëshme dhe problemi historik me Greqin në lidhje me emrin nuk mundet të zgjedhen mbrenda natës”, thotë politikologu Fetai për Zhurnal.mk

Sipas tij, problemi kryesor i Maqedonisë për antarësim në NATO edhe më tutje ngelet çëshja e emrit që përmes negociatave serioze me Greqinë të kërkohet dhe të gjindet zgjidhjë e mundshme e pranueshme për të dy shtetet fqinje.

“Çështja e emrit të Maqedonisë, tashmë e sa vjet i ka tejkaluar suazat e një kontesti reciprok, bilateral midis Greqisë dhe Maqedonisë prandaj edhe interesi i SHBA në rajon çdo ditë po vjen duke u forcuar, kryesisht për shkak të shqetësimeve se Rusia mund të përpiqet që të shritëzoj problemt e pazgjidhura për të zgjeruar ndikimin e saj mbi shtetet e Ballkanit”, thekson Milaim Fetai, politikolog.

Ai potencon se realisht mundet të presim që tani e tueje, të bëhen përpjekje që ky kontest, i cili ndoshta është i panatyrshëm, - definitivisht të zgjidhet dhe Maqedonia ta realizojë ftesën e hapur për antarsim në NATO që e ka prej vitit 2008, kjo të bëhet realitet.