Barcelona ofron yllin e skuadrës për Coutinhon (Foto)

Barcelona është e gatshme ta sakrifikoj Ivan Rakiticin për ta transferuar yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho

Drejtuesit e Barcelonës e kanë marrë seriozisht transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, gjatë kësaj vere.

Sipas Don Balon, gjiganti nga La Liga është i gatshme që për yllin brazilian t’ia ofroj Liverpollit reprezentuesin kroat, Ivan Rakitic, përcjell Express.

Kurse, sipas Mundo Deportivos, Barcelona i ka ofruar Liverpoolit 70 milionë euro dhe 10 të tjera në bonuse për blerjen e ish yllit të Interit.

Mbetet të shihet se a do ta pranoj ofertën e Barcelonës Liverpooli, apo do ta refuzoj sërish. /Express/