Prezantuesja dhe balerina e njohur Hueyda El Saied ka ndarë me njdekësit e saj ën rrjetet sociale momentet e fikshme që ajo dhe familja e saj përjetuan së fundmi në Rinas. Siç rrëfen El Saied, pasagjerët që ndodheshin në avionin me destinacion Tiranën, janë tmerruar kur avioni bëri një ngjitje “spektakolare”, pikërisht në momentin që po prekte pistën për t’u ulur.
“Këto janë fytyrat tona të pas incidentit… Dhe pse ishim zgjuar në 4 të mëngjesit për të marrë avionin i cili u nis 1h20 me vonesë, ne ishim të gëzuar se do ktheheshim pas 3 muajsh në mëmëdhe. Por pas 2 orësh udhëtim, entuziazmi ynë u shua në të qindën e sekondit teksa avioni i cili për pak sa nuk preku pistën e aeroportit të Rinasit, bëri një ngritje spektakolare. Për herë të parë pas kaq vitesh udhëtime pashë që ne shqitarët mund dhe të mos flasim e të rrimë ulur ndërsa avioni nuk është parkuar ende. Për çështje etike s’po e them se cila kompani ajrore qe, por ajo që më bëri përshtypje është se gjatë xhiros 20 minutëshe mbi det, para se piloti të ndërrmerrte zbritjen për herë të dytë, ne të gjithë pothuajse ishim bërë besimtarë dhe i kishim drejtuar sytë lart nga Zoti… Besoj që mund ta imagjinoni se çfare duartrokitjesh i dhuruam pilotit kur u ulëm.”- shkroi në Instagram Hueyda El Saied, në përshkrimin e fotos ku shihet me nënën e sa dhe të birin.
