Paraburgoset vrasësi i 19-vjeçarit të tragjedisë së Kumanovës

Prokuroria Themelore e Kumanovës ka nisur procedura gjyqësore ndaj personit, i cili më 25 korrik, në një dasëm, nxori pistoletë dhe me paramendim qëlloi 19-vjeçarin B.H., duke e lënë të vdekur.

Ai do të procedohet për veprën penale të vrasjes dhe të armëmbajtjes pa leje, ndërmjetësim dhe tregti me armë ose materiale shpërthyese.

Një prokuror ka vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore për të kërkuar paraburgimin tridhjetëditësh të të dyshuarit, propozim që është pranuar nga Gjykata e Kumanovës./Gazeta Express/