Xhaferi më 6 gusht shpallë lokalet, vetëm nëse partitë nuk ndërrojnë mendje (Video)

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, prezantimin e 100 ditshit të punës e nisi në gjuhën shqipe.

“Faleminderit, sa për njoftim pres konferenca do të shkoj në dy gjuhë, personalisht nga ana ime.

Xhaferi tha se më 6 gusht do t’i shpall zgjedhjet lokale, të cilat do të mbaheshin më 15 tetor të këtij vit dhe se kjo datë sipas tij mund të ndryshojë vetëm nëse nga partitë vjen ndonjë propozim konkret.

“Afati nëntëdhjetëditor për shkak të dinamikës së punës së Parlamentit është tejkaluar në maksimum, andaj është afati 70 ditor që rezulton 6 gushti, kjo nënkupton se më 6 gusht i shpall zgjedhjet lokale jo mbi parimet e subjekteve politike, por mbi obligimet kushtetuese si kryetar parlamenti”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Kuvendi tha do ta mbështet planin 3-6-9 të qeverisë dhe do të formohen dy grupe për të përcjell dhe ndihmuar zbatimin e këtij plani. Sa i përket çështjes së Ligjit për gjuhën, Xhaferi tha se për këtë vendos Qeveria se kur do të sjellët në kuvend.

“Qeveria ka marrë për obligim të dalë para Parlamentit me propozim konkret për projekt ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe në këtë kontekst do ishte më arsyeshme që për këtë çështje të drejtoheni te Qeveria se ajo i ka kompetencat dhe dinamikët e qeverisë”, shtoi Xhaferi.

Lidhur me emërimin e nënkryetarëve të Kuvendit tha se duhet të këtë edhe marrëveshje me partitë politike që kuvendi të ketë 5 nënkryetar, ndërsa njëri ti takoj opozitës. Kreu i kuvendi tha se me 2 gusht në Krushevë do të ketë edhe fjalim me rastin 114 vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit. Deputeët ndërkaq do të jenë në pushim prej me 8 deri me 25 gusht.