Pas gjetjes së kufomës së një shqiptari nëntëmbëdhjetëvjeçar në një liqe në Gjermani, tashmë është arrestuar bashkatdhetari i tij 46-vjeçar.
Dyshohet se ai ka qenë pjesëmarrës në vrasjen e shqiptarit nga Steinfurti (Nordrhein-Westfalen). Policia gjermane ka bastisur banesën dhe firmën e 46-vjeçarit në rrethinën e Göppingenit, shkruan „Blick“, përcjellë „Shtegu.com“. Dyshohet se motivi i vrasjes është për shkaqe private midis viktimës dhe autorit.
